“Dumani ka çuar njerëz që të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria”, Meta fyen dhe kërcënon kreun e SPAK: O palaço nuk kam frikë nga burgu yt, ty nuk të mbron as Zoti!

17/04/2024 12:22

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ashpërsuar më tej gjuhën sot ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, teksa ky i fundit është mbështetur publikisht nga KLP-ja dhe ambasada amerikane.

Në një konferencë për shtyp, Meta tha se Dumani i kishte çuar njerëz që t’i kërkojnë të largohet nga Shqipëria, por që e ka refuzuar.

“Dhe këtu vijmë te Dumani, e para po u kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai, se unë e kam thënë që te SPAK ka Dum Duman, por edhe që luftojnë krimin dhe korrupsionin. Nuk ka njeri në prokurori që nuk e di se ca mbështetje i kam dhënë gripit të prokurorëve që merreshe me çështjen Hajdari. Ke çu njerëz që të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria. Pse ça jam unë, pse o palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt, po unë nga burgu do e shpërbëjë këtë grup krimina”, tha Meta.

“I them Dum Dumanit, ke përmendur tre herë emrin tim, i kr çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë. Gjëmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time e do të marrësh PL t’ia japësh atij torollakut. Nuk nxorëm mend nga lulushët ne? Merresh me këto punë se nuk ke takat të arrestosh Erion Veliaj, se ju mbyti me favore, nuk ke takat të thërrasësh Edi Ramën, o palaço, mos u fshih pas amerikanëve, se ka amerikanë të ndershëm, ka dhe McGonigal fundrrina, por unë jam nga raca e Vojo Kushit. Ty nuk të mbron as Zoti”, u shpreh më tej kreu i PL-së.

Top Channel