Champions League/ Real Madrid u “falet” penalltive dhe eleminon City-n, Bayern mposht me përvojë Arsenalin

17/04/2024 23:54

Ashtu siç pritej edhe mbrëmjen e sotme Champions League ka ofruar spektakël me përballjet e forta mes Manchester City-Real Madrid dhe Bayern-Arsenal, ndeshje që përfunduan në barazim në përballjet e para të çerekfinaleve.

Përballja ku të gjithë e kishin vëmendjen më të madhe ishte ajo mes Manchester City-t dhe Real Madrid që kishte përfunduar barazim 3-3 në takimin e parë të çerekfinaleve.

Ndeshja nisi me vurll për madrilenët të cilët gjetën golin në minutën e 12-të me anë të Rodrygos. Avantazhi i tyre zgjati deri në minutën 76 kur De Bruyne i rikthyer shënoi për “qytetarët”. Ndeshja shkoi në shtesë dhe më pas në penallti ku “galaktikët” u treguan më të saktë duke eleminuar kështu City-n dhe duke kaluar në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër Bayern bëri detyrën si një ekip me përvojë përballë Arsenalit duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale me një gol nga Kimmich në minutën 63 kur dukej se gjithçka do të vulosej nga koha shtesë dhe penalltitë.

Bayern dhe Real Madrid do të përballen në gjysmëfinale, një përballje “klasike” që garanton spektakël.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u konfirmua përballja tjetër gjysmëfinaliste, PSG dhe Dortmund.

Top Channel