Pasi kërkoi të dilte nga shtëpia e Big Brother VIP3, Jetmiri ka pasur një përplasje me opinionisten Ori Nebiaj, për shkak se sipas tij, nuk po mbahej qëndrimi i duhur ndaj fyerjeve që Egla kishte bërë ndaj tij.
Opinionistja i kujtoi faktin që kishte hyrë në shtëpi, kohë pasi kishte parë lojën e banorëve dhe njihte strategjitë e tyre.
Nga ana tjetër, Jetmiri u shpreh se mënyra sesi Ori Nebiaj po i drejtohej, tregon se ka diçka personale me të.
Pjesë nga debati:
Ori Nebiaj: Je futur në Big Brother me avantazhin e kohës duke e ditur se çfarë po bënin personazhet aty brenda. Kishe informacione se çfarë po ndodh. Hyre brenda duke e ditur se ku po hyn. Mirëseerdhe vëlla sepse ky është realiteti ynë përditë. Asnjë nuk e lë punën, asnjë nuk e lë karrierën.
Jetmiri: Po bën një monolog
Ori Nebiaj: Ti ngre akuza por nuk je përgjigjur.
Jetmiri: Jam përgjigjur moj Ori
Ori Nebiaj: Specifikisht, lëri këto tik-tokerat me mua. Ti bën analizë në Tik-tok dhe nuk bënkam unë në Big Brother
Jetmiri: E ke personale me mua
Ori Nebiaj: Nuk të njoh fare, nuk kam sesi ta kem personale me ty
Jetmiri: Ka mundësi, se po na bëni tani të gjithë si profesionistë. Ti je duke më tallur mua, më thua mjeshtër analize.
Ori Nebiaj: Ti nuk kuptonte shqip mor burrë. Unë flas shqip, nuk di se çfarë gjuhe flet ti
Jetmiri: Po më ofendon, më thua pse po bën viktimën.
Ori Nebiaj: Për mua duke thënë dal nga Big Brotheri, po bën viktimën
Top Channel