Ish-ambasadori Nesho: Konflikti mes Iranit dhe Izraelit ndezës fitili për një luftë të tretë botërore, do bëjë kundërshtare…

16/04/2024 09:00

Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në “Top Talk” ka folur për konfliktin e ri mes Iranit dhe Izraelit.

Sipas tij, ky konflikt mund të shërbejë si një ndezës fitili për një luftë të tretë botërore. Sipas tij ku konflikt gjithashtu do bëjë kundërshtare ato marrëdhënie që janë qetësuar midis monarkive të Gjirit të Lindjes së Mesme etj.

Agim Nesho: Konflikti në Lindje e Mesme është një ndezës fitili për të paraprirjen e një lufte botërore sepse ndërthuren shumë interesa. Kemi Kinën që ka një varësi energjetike nga Irani, është importuesja kryesore e naftës nga Irani, ka një marrëdhënie tepër të ngushtë. Kemi Rusinë që e përdor Iranin si një nga fuqitë kryesore për të zbatuar politikat e saj revizioniste dhe të influencës në Lindjen e Mesme. Bile nga Irani ka furnizimin kryesor me dronët e luftës të cilët i përdor në hapësirën e Ukrainës. Irani është një nga fuqitë që kërkon që konflikti në Ukrainë të përfundojë në favor të Rusisë. Ky konflikt do të bëjë kundërshtarë edhe ato marrëdhënie që janë qetësuar midis monarkive të Gjirit të Lindjes së Mesme, Arabia Saudite etj, do i bëjë kundërshtarë me Izraelin dhe në një situatë të tillë Izraeli nuk mund të qëndrojë i vetëm. Janë rezultate të forcës, në Lindjen e Mesme ekzistojnë katër forca kryesore. Është Irani, Arabia Saudite, Turqia dhe Izraeli.

Top Channel