“Javën tjetër dorëzojmë në Kuvend paketë pro SPAK-ut”, Basha: Rikthimi i Berishës në grupin parlamentar të PD, minim i demokracisë

13/04/2024 12:01
Kreu i PD, Lulzim Basha

Rikthimi i Sali Berishës nga Gazment Bardhi në grupin parlamentar demokrat nxiti revoltën e Lulzim Bashës, i cili e përjashtoi ish-liderin historik pasi ai u shpall non grata nga amerikanët për korrupsion dhe minim të demokracisë.

“Është sfidë e hapur Ushingtonit, është sfidë e hapur Londrës dhe Brukselit. Kushdo qoftë pas kësaj qoftë Lindita Nikolla, apo Edi Rama ky është minim i demokracisë”– tha Basha.

Kryetaren se Kuvendit e paralajmëroi me kallëzim penal për shpërdorim detyre.

“Kërkesa që nuk janë as anëtar të Partisë Demokratike nuk mund të administrohen si të tilla dhe cdo kush që merr përsipër ta administroje nje kerkese te tille do përballet me kallzime penale në SPAK për shpërdorim detyre”– shtoi kreu i PD.

Lulzim Basha është i bindur për një bashkëpunim të fshehte mes Edi Ramës dhe Sali Berishës kundër drejtësisë. Për këtë arsye ka bërë gati një paketë ligjore që parashikon ndihmë financiare dhe logjistike per SPAK dhe BKH.

“Rritje me 50 perqind kapaciteteve njerezore per hetuesit dhe keshilltaret ligjor, ndryshimin e statusit te keshilltareve ligjor, propozime per te permiresuar nderveprimin e SPAK dhe GJKKO me juridiksionet e tjera dhe ceshtjen e mandatit te prokuroreve te SPAK”– tha kryedemokrati.

Propozimet e Bashes do te depozitohen ne Kuvend javen e ardhshme.

Top Channel