Milani bie në “San Siro”, Atalanta dhe Gjimshiti shkëlqejnë ndaj Liverpoolit

12/04/2024 07:55

Milani u mposht 0-1 nga Roma në “San Siro” në çerekfinalen e parë të Europa League, ndërkohë që Atalanta e Berat Gjimshitit regjistroi një triumf historik 0-3 në “Anfield” përballë Liverpoolit.

Festë edhe për Bayer Leverkusenin, që iu fal dy golave në fund për thyer 2-0 West Hamin në Gjermani. Afër gjysmëfinaleve edhe Benfica pas suksesit 2-1 ndaj Marseilles.

Në Conference League, Aston Villa fitoi 2-1 kundër Lilles së Edon Zhegrovës, ndërkohë që Club Brugge iu fal një goli për të thyer 1-0 PAOK-un e Selanikut. /Supersport

Top Channel