Një çift vrasës prenë i kokën dhe i copëtuan trupin një përdoruesi droge në Angli dhe më pas krenoheshin për veprën e tyre.
Pjesë të trupit të viktimës Simon Shotton u zbuluan nga qytetarë të thjeshtë në një park. Një dëshmitare tha në polici se në qesen e gjetur në park vuri re një këmbë njeri dhe kjo gjë e alarmoi. Gjymtyrët e 48-vjeçarit dyshohet se u prenë me sharrë Wilko.
Shotton ishte miku i Debbie Pereira, 39 vjeç dhe Benjamin Atkins, 49 vjeç. Pasi oficerët ndaluan çiftin, në gjykatë u tha se ata ishin regjistruar fshehurazi në pjesën e pasme të një fugoni policie duke u mburrur për vrasjen e tyre brutale. Atkins pranoi se do ta bënte atë “përsëri dhe përsëri”.
Sipas prokurorëve, Atkins u pyet nëse është penduar për këtë krim, ku ai u shpreh në mënyrë shumë të ftohtë: Po. Do ta bëja përsëri dhe përsëri dhe përsëri. Nëse më lejoni të shkoj sot, do të gjeja një tjetër dhe do ta bëja përsëri.
Në hyrje të gjyqit në Gjykatën e Winchester Crown, prokurori Paul Cavin KC tha se Shotton u vra në gusht të vitit të kaluar në Bournemouth, Dorset.
“Ai u vra, trupi i tij u copëtua dhe pjesë të ndryshme të trupit u zbuluan në zonën Boscombe të Bournemouth verën e kaluar,” tha ai. “Faktet rreth këtij rasti janë të frikshme.”
Gjatë marrjes në pyetje nga policët më 3 shtator, Pereira i tha policisë një sërë deklaratash të cilat ‘nuk pasqyrohen në regjistrimin audio’ të marrë në fugonin e policisë.
Prokurori u tha anëtarëve të jurisë se Pereira i kishte thënë policisë: Atkins pyeti avokatit të tij se nëse ai pranonte se e bëri këtë, nëse pranonte se ia kishte gatuar kokën e Simonit dhe hëngri fytyrën e tij, a do të më largonte nga përgjegjësia mua?
Ajo i tha policisë se Shotton kishte qëndruar në banesën e saj dy javë para vdekjes së tij dhe Atkins nuk ishte dakort, pasi ai nuk po u jepte atyre drogë të mjaftueshme për ta lejuar të qëndronte në shtëpi.
Gjyqit më pas iu tha një ‘operacion masiv kërkimi’ i kryer në ‘zonën më të gjerë të Bournemouth’ që gjeti bustin e z. Shotton në një zbulim ‘të frikshëm’ në Boscombe Chine Gardens. Autoritetet angleze kanë gjetur bustin e viktimës pa kokë në një valixhe të zezë, të mbuluar nga miza.
Atkins është deklaruar fajtor për shtrembërimin e rrugës së drejtësisë dhe parandalimin e varrimit të një kufome. Ai mohon vrasjen dhe thotë se po vepronte në vetëmbrojtje të ligjshme. Pereira është deklaruar e pafajshme për vrasjen, shtrembërimin e rrjedhës së drejtësisë dhe parandalimin e varrosjes së një kufome.
Top Channel