Epidemia e drogës ‘zombi’ që ka kthyer qytetet amerikane në ‘zona të ndaluara’, përhapet dhe në Britani (fotot)

11/04/2024 16:55

Një drogë e re që po shkatërron mijëra e njerëz në SHBA, duke u përkulur trupin si një ‘zombi’ e duke u kalbur mishin, raportohet se ka hyrë dhe në Evropë.

Substanca shkatërrimtare e njohur si drogë apo qetësues rruge, quhet ksilazin, ose ‘droga zombi’, që gjatë efektit të saj duket se detyron përdoruesit të përkulin trupin duke qëndruar gjysme-zgjuar në pozicionin e tmerrshëm për orë të tëra.

Rrjeti DailyMail shkruan se ajo ka hyrë tashmë ilegalisht në Britani dhe ka vrarë 11 njerëz.

Në konkluzionet e një studimi të universitetit King’s College u zbulua se në përbërie ajo kishte qetësues që përdoren si anestetikë për kafshë të mëdha.

E njohur gjithashtu si ‘tranq’, substanca është aq e fuqishme sa mund të vërë në gjumë një elefant dhe efekti i saj te njerëzit është ekstrem. Vëzhguesit thonë se kokat e përdoruesve bien, sytë i ngrijnë dhe qëndrojnë në pozicione të pazakonta për orë të tëra, në një gjendje gjysmë të ndërgjegjshme.

Droga ksilazinë është gjithsesi relaksues respirator, prandaj ul ritmin e frymëmarrjes, të zemrës dhe tensionin e gjakut te përdoruesit, në nivele të rrezikshme.

Shoqërimi i saj me droga opiate sjell rrezikun e mbidozës fatale.

Mes efekteve të tjera janë çarje dhe infektime të lëkurës që shpesh nuk shërohen.

Ekspertët thonë se shumë rrallë përdoruesit zgjedhin vetë ta marrin ‘tranq’, por ajo u jepet atyre fshehtësisht nga trafikantët dhe organizatorët. Shpeshherë drejtuesit e këtij trafiku vrasës e përziejnë ksilazinën me heroinën që shesin, ose me drogat me bazë opiumi si fentanili, për të zgjatur e intensifikuar efektin e tyre.

Studiuesit në Britani thonë se ky qetësues vrasës është gjetur dhe te cigaret elektronike me shije kanabisi dhe te tabletat e gjumit temazepam, te qetësuesi diazepam, e mjekimin për dhimbjet ‘kodein’, shkruan DailyMail.

Por ende nuk janë percaktuar kontrollet zyrtare të përmbajtjes së ilaçeve për ksilazinën në Britani, prandaj ekspertët besojnë se ajo mund të jetë infiltruar në shumë produkte të tjera të farmaceutikës.

Më herët studiuesja e mjekimeve e përfshirë në kërkimet për drogën e re, Ms. Copeland tha se ksilazina ka efekte të rënda te përdoruesit, të cilët nuk njoftohen për pasojat nga trafikantët.

“Ky nuk është problem vetëm për përdoruesit e heroinës, por për të gjtihë popullatën që mendojnë se nuk janë të rrezikuara nga shpërndarja agresive në treg e ksilazionës nga krerët e trafikut të drogave”.

Në epideminë e rëndë të varësisë në SHBA, ‘tranq’ ka marrë tragjikisht kontrollin në zona urbane si Kensington në Philadelphia ku pamje të dëshpëruara tregojnë të varur nga opiatet që jetojnë në tenda dhe injektohen në pamje të plotë të kalimtarëve.

Kriza e varësisë në SHBA nga drogat opiate — ato të ngjashme me heroinën dhe vijnë nga lulëkuqja ose morfina sintetike — është tashmë e dokumentuar. Fentanili mbetet vrasësi më i madh mes amerikanëve të moshave 18 deri në 45 vjeç, duke vrarë rreth 200 njerëz në dite ne SHBA, sipas statistikave.

Ndërsa droga e re ‘Tranq’ është me e fuqishme e më e lirë se fentanili, dhe ka këto efekte të tmerrshëm të shtuara, prandaj duket se është e preferuar nga trafikantët e lartë.

Dikur drogë qetësuese veterinare për kuajt, lopët dhe kafshët e egra si elefantët, ajo tashmë merret tragjikisht nga njerëzit në formë injeksioni, pluhuri i thithur me hundë ose i gëlltitur.

Vdekjet nga ksilazina në SHBA u rritën nga 12 në janar 2019 në 188 njerëz në qershorin 2022, por numri besohet se është më i lartë . Disa ekspertë thonë se nëse ksilazina bëhet ilegale, kjo mund të inkurajojë kartelet e drogave të gjejnë alternativa të tjera. /DailyMail/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA