E PLOTË/ Fjalimi ndryshe i Olta Xhaçkës në Kuvend: Jam menduar të lë mandatin apo të vazhdoj, kurrë mos u bëftë ai hotel. Emri im u përdor si top lecke

11/04/2024 18:12

Olta Xhaçka

U bë një kohë e gjatë, që emri im lidhet me paligjshmëri e abuzim me mandatin e deputetes. Prej kohësh tanimë zhvillohen ndaj meje gjyqe prokurorësh dhe gjykatësish pa liçencë drejtësie këtu, në ekrane a në portale, po me licencë lirie për t’u shfrenuar, akuzuar, dënuar dhe qëlluar me të gjithë fuqinë e urrejtjes, mllefit apo thjesht, bindjes së verbër se ku ka një zë ka edhe një gjë, ku ka një ministër ka edhe një aferë, për t’ia marrë tjetrit fytyrën, nëpërkëmbur dinjitetin, shkatërruar reputacionin publik.

Nuk jam përgjigjur, jam menduar. Të rri në këtë detyrë apo të iki. Të vazhdoj të merrem me politikë apo të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky linçim, ku faktet janë orekse politike, provat janë interesa mediatike, gjykimet mbi të vërtetën e një individi me përgjegjësi, janë paragjykime mbi ngjyrën politike të një personi publik.

Jam menduar ku kam gabuar, për të mbajtur mbi kurriz gjithë këtë furi balte. Një gjë di ta them me siguri, as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bere fakte te kryera si përfitime, as ne fakt nuk kam përfituar asgjë prej tyre, sepse janë thjesht të pavërteta. Dhe sot, si për t’i vënë kapakun një talljeje të madhe me opinionin publik, ku emri im është gjuajtur, pasuar, dribluar si top lecke, diskutohen këtu nga leckat e topit të opozitës, sikur po votohet për të më mbajtur nëpër këmbë apo lëshuar nga këmba, ndërkohë që në fakt sot Kuvendi s’ka çfarë voton fare për mua personalisht. Sepse çështjen time Gjykata Kushtetuese e ka pasur, i ka vajtur nga 1/5 e deputeteve këtu siç parashikon kushtetuta, e ka shqyrtuar dhe me vendim e ka pushuar.

Jo, sot këtu duhet të votohet për diçka krejt tjetër, që në fakt është shkalla e sovranitetit të parlamentit dhe liria e votës se çdo deputeti. Por gjithsesi, meqë tek ky absurditet i kthyer në një debat dhe tek ky debat i kthyer në një pikë të rendit të ditës së Kuvendit, u arrit për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje, e meqë vendimi i sotëm lidhet prapëseprapë me mandatin tim, megjithëse për mandatin tim Gjykata Kushtetuese është shprehur njëherë, unë nuk do të komentoj me tej për këtë, kolegët le të diskutojnë e të vendosin me votën e tyre.

Po ama unë nuk mund të hesht sot për fajësinë që më është dhënë nga gjykatat e shkallës zero në këtë parlament, në tribunat e opozitave të shqepura me qysqi, në ekranet e akuzave të qepura me porosi dhe në portalet e gjobave të vena me babëzi. Sigurisht, s’më bën të flas sot ndonjë shpresë që të lartpërmendurit do ndryshojnë mendim, se sjellje jo e jo, po më detyron të mos hesht nevoja që të dëgjohet edhe zëri im, në radhë të parë nga ata që më kanë votuar për të pasur privilegjin e kësaj foltoreje dhe sigurisht edhe kushdo tjetër që ka interes të dëgjojë se si është tallur deri tani nga akuzuesit e përbaltësit e mi.

Se pari, askush s’do të gjejë qoftë edhe një rast të vetëm, një fjalim, intervistë, postim, fjali apo fjalë të dalë nga goja apo dora ime, jo kundër organeve të drejtësisë, po as me ndonjë pikëpyetje për misionin, detyrën, punën e tyre. Që në janar 2023, çështja ime u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese, në themel, për më shumë se 8 orë, duke administruar provat e faktet konkrete, ato realet jo ato të gjyqeve në ekranet politike dhe mediatike, të atyre që si inkuizitorët e mesjetës, me gojët plot jargë nga preja e radhës, ndezin sharlatanët politikë e mediatikë.

Pasi shqyrtoi më shumë se 500 faqe prova e materiale nga praktika gjyqësore e vetë Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, vendosi ta pushoje këtë çështje absurde. Së dyti, e gjithe kjo zallamahi ku jam bërë unë mishi për top dhe ku flitet sikur është bërë ndonjë krim i padëgjuar, në fakt ka shkak vetëm njërën ndër 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike qe operojne ne bregdetin e Shqiperisë, nga Velipoja deri ne Ksamil.

Flitet për toka shtetërore të falura, flitet për investime të bëra falë favoreve qeveritare, flitet për statuse të veçanta personale, kur në fakt e gjitha, nga fillimi në fund dhe pa asnjë bisht apo zgjatim tjetër të fshehtë, është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private, pjesë e të cilës është edhe bashkëshorti im. I cili ishte sipërmarrës përpara se sa të bëhej deputet dhe u rikthye në jetën dhe punën e tij private, pasi u largua nga detyra e deputetit, si rezultat i faktit të thjeshtë se u njohëm dhe u lidhëm familjarisht pikërisht në rrugën e përbashkët të angazhimit politik, e nuk mund ta vazhdonim që të dy këtë angazhim.

Pra as nga unë, as nga bashkëshorti im, as nga shteti që i ka dhënë një status aspak ekskluziv, po tërësisht ligjor një si dhjetëra e dhjetëra sipërmarrjeve të tjera, sipërmarrjes ku im shoq është pjesë, me një investim 100% privat dhe të mbështetur në një dokumentacion 100% transparent dhe të verifikueshëm pa asnjë vështirësi, nuk është shkelur asnjë ligj dhe nuk është bërë asnjë paligjshmëri apo favorizim i veçantë.

Unë nuk jam e s’kam qenë asnjëherë dhe në asnjë rast në konflikt interesi dhe këtë nuk e them vetëm unë, po e thotë logjika elementare e gjërave, e ka thënë Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, e ka thënë edhe ILDKPI. Ky nuk është i pari rast kur ngrihet një dallgë balte ndaj një deputeti për konfliktin e interesit dhe prandaj edhe nuk është e vështirë të gjenden, të hapen dhe lexohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë temë, ku nuk ka në asnjë rresht ndalesë për familjarët e deputetëve të merren me biznes, njësoj si çdokush tjetër dhe në çdo fushë të sipërmarrjes ku kushdo është i lirë të sprovohet.

Në këtë rast, bashkëshorti im që merret me biznes që prej vitit 1991, pas 33 vjetëve ka menduar të bëjë një investim privat në jug të vendit, të financuar nga investitorë privatë e kredi bankare. Jo në tokë të falur nga Kryeministri, sic bërtasin disa shpifës famëkeqinj këtu në këtë sallë apo në ekranet e televizoreve, por në truall privat, të blerë në mirëbesim nga ish-pronarë privatë, siç ndodh krejt rëndom në mijëra e mijëra shitblerje toke në zonat ku regjistrimi i tokës është ende i papërfunduar për njëmijë arsyet qe dihen.

Së fundi, si rrjedhoje e kësaj tollovie një proces hetimor i SPAK-ut ka shkuar në gjykatë lidhur me si eshtë dhene ajo prone 30 vjet me pare, e si eshte regjistruar X vjet me pare. Dhe edhe në këtë rast, emri im eshte futur derr ne thes jo nga hetuesit e prokuroret, te cilet jane ne lirine, te drejten e detyren e tyre te bejne deri ne fund punen qe u takon, po nga lincuesit e inkuizitoret qe lirine e tyre per te folur e perdorin per te shkelur me kembe e duar mbi te tjeret, duke genjyer, fabrikuar, akuzuar e denuar kedo qe munden, kurdo qe munden, kudo qe munden.

Une dhe familja ime nuk kemi perfituar asnjë qindarkë nga fondet publike! Zero! Asnjë centimetër katror truall shtetëror! Zero! Asnje lehtësi proceduriale te ndryshme nga te tere te tjeret. Zero! Dhe e dini çfarë eshte perfitimi nga statusi i investitorit strategjik te asistuar (i cili nuk eshte e njejta gje me statusin e shumeperfolur te investitorit strategjik), pra perfitimi qe sidoqofte ne cdo rast, ligjerisht, nuk i atribuohet fare drejtperdrejte bashkeshortit tim per nje investim ne hoteleri qe kurre mos u befte pas gjithe kesaj balte te pamerituar qe solli ne jeten tone, por kompanise, e cila ne nje te ardhme do te menaxhoje aktivitetin? Vetem e drejta për t’u trajtuar me prioritet për lidhjen e njeres nga 1500 kontratat e përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit përpara hotelit! Pra te nxjerre shezlonet ne plazh. Dhe e theksoj: Per të drejtën e përdorimit te plazhit per klientet e hotelit, jo te perfitimit nga plazhi pa pasur hotel fare sic ndodh ligjerisht, ne plot pjese te segmentit bregdetar! Dhe jo tani, po kur te realizohet investimi qe s.eshte realizuar, kur te lidhet kontrata me te njejtat kushte e tarifa si gjithe te tjeret, qe u takon me ligj turizmi jo me status, qe nuk eshte lidhur… Pra gjithe kjo zallamahi nese duhet apo sduhet te vere shezlonet ne plazh kur investimi te kete perfunduar, kushedi se kur…

Deti dhe plazhet jane pasuri kombetare e shteterore te paperfitueshme nga askush dhe mundet vetem te perdorem, ashtu sic perdorim cdo prone publike. T’u thuash njerezve qe Olta Xhacka ju mori plazhin do te thote te tallesh me ta, do te thote te tallesh me statusin e deputetit, te opinionistit, te kronistit apo edhe thjesht te homo sapiensit.

E marr me mend qe duhet te kete plot nga ata qe po me degjojne, qe pas gjithe hatave, gjemave e bemave qe kane degjuar, e kane te veshtire ne mos te pamundur ta besojne se kaq eshte kjo histori. Nje furtune ne goten e rakise politike te atyre qe pasi u dehen nga pushteti, pasi vrane njerez e shkaterruan prona shteterore, zaptuan prona private e perfituan cfare nuk perfituan, sot jane ne fazen e terbimit nga dalja e rakise.

Por fatmirësisht dhe fatkeqësisht, kaq është e gjitha!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA