Merr flakë automjeti në rrugën Korçë-Ersekë, shpëton pa u lënduar familja

10/04/2024 16:58

Një automjet ka marrë flakë mesditën e sotme në rrugën Korçë-Ersekë.

Sipas informacioneve, ngjarja është aksidentale, shkak i një defekti të mjetit. Në makinë kanë qenë babë e bir dhe një i afërm i tyre por kanë dalë nga mjeti pa u lënduar.

Në pamjet e siguruara duket se mjeti është përfshirë në flakë totalisht. Veç zjarrfikësve të Kolonjës, drejt vendngjarjes po nisen edhe nga Korça për ndihmë në shuarjen e flakëve.

Edhe policia është drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel