Lideri i Çeçenisë ndalon muzikën që është ‘tepër e shpejtë’ ose ‘tepër e ngadaltë’ (fotot)

09/04/2024 17:41

Masa e re kërkon që muzika në republikën ruse “të përshtatet me mentalitetin e Çeçenisë dhe sensin e ritmit të saj”, sipas autoriteteve.

Prandaj republika ruse ka ndaluar muzikën që konsiderohet tepër e shpejtë apo dhe tepër e ngadaltë, duke tentuar të shmangë influencën “ndotëse” të muzikave perëndimore në vendin konservator musliman.

Minsitri i kulturës Musa Dadayev, tha në lidhje me çështjen se “të gjitha muzikat, vokale e koreografike duhet të kenë një ‘tempo’ prej 80-116 rrahjesh në minutë”, me qëllim që muzika të përshtatet me mentalitetin dhe sensin ritmik të Çeçenisë, njoftonte agjencia ruse e lajmeve Tass.

Ministri Dadayev shtonte më tej: “Huazimi i kulturës muzikore nga vende të tjera është i palejuar. Ne duhet t’i sjellim njerëzve dhe fëmijëve tanë trashëgiminë tonë kulturore, atë të popullit çeçen, dhe kjo përfshin spektrin moral dhe etik të standardeve etike çeçene”.

Ligji ndalon shumicën e muzikës moderne perëndimore që luhet në klubet e natës madje dhe atë hip-hop e rap, edhe pse luhet zakonisht me ritme 60 deri në 140 rrahje në minutë.

Lideri autoritar Ramzan Kadyrov raportohet se kërkon të ruajë stilin tradicional çeçen ku përfshihen stili instrumental ‘khalkaran yish’ – i cili shoqëron shpesh në vend vallet e ceremonitë, ose baladat epike të njohura si ‘illi yish’, shkruan e përditshmja britanike ‘TheGuardian’.

Muzika të tilla realizohen kryesisht me instrumentin ‘dechig-pondar’, një vegël me te tela e ngjashme me atë ‘ruse balalaika’.

Çecenia në veri të Kaukazeve është kritikuar vitet e fundit për ligjet kundër komunitetit LGBT, por qeveria refuzon kritikat duke thënë se ‘në Çeçeni nuk ekzistojnë homoseksualët.’

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA