Presidenti sirian Bashar al-Assad u takua sot me ministrin e jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian me të cilin inauguroi një ndertesë te re të ambasadës në Damask, e demtuar nga nje sulm ajror për të cilin fajësohet Izraeli.
Agjencia shtetërore SANA tha se vizita e krye-diplomatit iranian vjen një javë pas një sulmi të rëndë ajror për të cilin akuzohet Izraeli, i cili shkatërroi ambasadën e Teheranit në Damask.
Teherani është një aleat i vjetër i Sirisë dhe është zotuar të hakmerret për sulmin ajror të së hënës së shkuar ku u vranë shtatë ushtarakë iranianë të Gardës Revolucionare, mes të cilëve dy gjeneralë.
Sulmi vjen në kohën e luftës brutale të Izraelit në Gaza ku me shume se 30 000 palestinezë janë vrarë, që nisi pas një sulmi të grupit Hamas brenda Izraelit më 7 tetor.
Damasku e Teherani fajësojnë Izraelin për goditjen e të hënës, por ky i fundit nuk ka komentuar.
“Amerika është përgjegjëse për këtë incident dhe duhet të mbajë përgjegëjsi. Fakti që SHBA dhe dy vendeve evropiane kundërshtuan rezolutën e OKB për të dënuar sulmin ndaj ambasadës iraniane tregon qartë se SHBA i ka dhënë miratimin regjimit sionist për të kryer sulmin,” tha ministri iranian për gazetarët në Damask.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se në sulm humbën jetën një total prej 16 njerëzish, mes të cilëve tetë iranianë, pesë sirianë, një libanez dhe dy civilë./AFP/
Top Channel