Apeli ka lënë në burg tre autorët që vodhën kasafortën e një biznesi në Sauk, Endri Kolaci 37 vjeç, Albert Çela 40 vjeç dhe Bashkim Sollaku 53 vjeç, i cili këropi ndryshim të masës së sigurisë,.
Vodhën kasafortën e një biznesi në Sauk, i morën paratë dhe e hodhën në lumin Shkumbin, Apeli lë në burg tre autorët
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Çështja nr. 1:
Më datë 01.03.2024, policia është njoftuar se është vjedhur një kasafortë, në brendësi të një biznesi të quajtur “Ridvani Gips & Bojra”, në rrugën e “Elbasanit”, Sauk, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë shtetasit me iniciale B. S, E. K dhe A. Ç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale B. S, E. K dhe A. Ç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 635 Regj. Them ., datë 06.03.2024, ka vendosur:
5.Vlerësimin si të ligjshëm të Saku ndalimit të personit nën hetim A. Ç.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale B. S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke u hetuar nën masën e sigurimit personal “Detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose në alternativë atë të “arrestit në shtëpi”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 08.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Edlira Petri, vendosi:
Top Channel