E moshuara mendoi se i hyri hajduti në shtëpi, por gjen pitonin 5m të gjatë në kuzhinë (fotot)

08/04/2024 15:35

E moshuara Sharon Norton u armatos me një shufër hekuri kur mendoi se do të përballej me një hajdut në shtëpinë e saj rurale në Afrikën e Jugut, por në fakt gjeti pitonin e stërmadh, të cilin e goditi gjithsesi me armën e saj.

62 vjeçarja Norton u përball me pitonin e zi që kishte hyrë në kuzhinën e saj teksa kishte besuar se një hajdut kishte ardhur ta grabiste.

Pensionistja që jeton në Port Edward, në lindje të Afrikës së Jugut nuk tha se nuk mund të  ndizte dritën prej një ndërprerjeje të energjisë, prandaj priti pak deri sa ndezi fenerin e saj.

Në vend të grabitësit ajo gjeti gjarprin gjigant që dukej gati ta sulmonte.

Gruaja që më parë punonte në një agjenci imobiliare tha: “Një gjarpër gjigant u ngrit para meje dhe lëshoi një fishkëllimë kërcënuese teksa donte të më sulmonte”.

“Më erdhi pak stomaku në fyt kur i pashë dhëmbët, por e godita me hekur dhe ai u spraps, përsëri duke fishkëllyer  nga inati.

“Gjarpërinj të tillë mudn të hanë një sorkadhe apo kafshë të tjera, prandaj nëse më kapte me nofullat e tij mund të më kishte ngrënë deh mua të gjithën si trupvogël që jam”, shton gruaja.

Sharon beson se gjarpri kishte ardhur për të ngrënë këlyshët e qenve që ajo mbarështron. Ajo ka pasur më parë 15 këlyshë qeni terrier por tre sulme të tjera nga pitonët kishin vrarë katër prej tyre.

“Trupi i pitonit ishte ë i trashë se kofshët e mia dhe ishte mbështetur në mur gati për të sulmuar gjithçka.

Pasi e bëri të sprapset Sharon thotë se njoftoi kapësin e gjarprinjve të zonës i cili e këshillonte “të qëndronte e mbrojtur e ta ruante” para se ai të vinte për një orë.

Eksperti i gjarprinjve tha më pas se pitoni afrikan ishte nga më të mëdhenjtë që kishte kapur ndonjëherë dhe se pensionistja kishte shpëtuar paq, pasi ai mund ta vriste.

Eksperti i gjarprinjve Sarel van der Merëe, 58 vjeç, tha: “Ky gjarpër i madh rezistoi shumë por ne arritëm ta nxirrnim nga vrima e tij dhe e futëm në thesin e gjarprinjve për ta larguar”./DailyStar/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA