Tirana, kryeqendra e turizmit për 3 ditë/ Takimi i Komisionit të Organizatës Botërore të Turizmit, delegacione nga 40 vende të Europës

07/04/2024 12:01

Tirana do të kthehet në kryeqendrën e turizmit Europian përgjatë tri ditëve, pasi do të hapë dyert e saj për të mirëpritur takimin e Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Ky organizëm ka përzgjedhur Shqipërinë për të mbajtur një ngjarje me rendësi historikë në fushën e turizmit për herë të parë në vendin tonë

Pasditen e kësaj të diele pritet mbërritja e delegacioneve të përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate si dhe ministra të Turizmit e përfaqësues të lartë të këtij sektori nga 40 vende të Europës.

Më datë 9 prill, do të mbahet edhe një Konferencë për Investimet në turizëm me tre panele diskutimi, ku është i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, gjatë së cilës do të prezantohet përmes një ceremonie zyrtare udhëzuesi “Tourism Doing Business: Investing in Albania.”

Në tre muajt e parë të 2024 Shqipërinë e kanë vizituar 1.7 milionë turistë të huaj. Një ditë më parë Kryeministri Rama publikoi shifrat e vizitorëve të huaj për muajin mars, duke nënvizuar se muaj shënoi rekordin me një rritje prej 91 për qind nga viti i kaluar.

Top Channel