Konflikti në Lindjen e Mesme/ Izraeli tërheq të gjitha trupat tokësore në jug të Rripit të Gazës

07/04/2024 13:12

Pas 4 muajsh luftimesh radhazi në zonën Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, Izraeli ka tërhequr të gjitha trupat tokësore.

Aktualisht vetëm brigade “Nahal”, ka mbetur në Rripin e Gazës, me detyrë për të mbrojtur të ashtuquajturin “Korridor Netzarim” i cili kalon nga Rripi i Gazës në jug të Izraelit.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka deklaruar se sistemi i mbrojtjes ka përfunduar përgatitjet për të dhënë përgjigjie ndaj çdo skenari të mundshëm me Iranin.

Top Channel