Zyrtari i arratisur amerikan, shfaqet në Rusi duke u rekrutuar për të luftuar në Ukrianë (fotot)

05/04/2024 16:50
Wilmer Puello-Mota ne zyren ruse te rekrutimit

Wilmer Puello-Mota, i kërkuar për pronografi të miturish në celular në SHBA, është regjistruar së fundmi në Rusi, teksa nënshkruante të luftuar në Ukrainë.

Ish-anëtari i këshillit bashkiak dhe i gardës së Massachusetts ishte larguar nga SHBA pas akuzave ndërsa tani shfaqet në Rusi duke u rekrutuar për të luftuar në Ukrainë, shkruan rrjeti britanik TheGuardian.

28 vjeçari ishte zhdukur prej 7 janarit kur duhet të dilte në gjyq në zonën Rhode Island për zotërim imazhesh të nje vajze qe rezultoi 17-vjecare dhe për pengim të punës së drejtësisë.

Por kësaj jave Puello-Mota u shfaq në një qendër rekrutimi në rajonin rus Khanty-Mansiysk në Siberi, ku ishte filmuar duke nënshkruar kontratën me ushtrinë, në një dhomë me portrete të Vladimir Putin dhe ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu

“Një amerikan ka nënshkruar kontratën në qendrën e rekrutimit Khanty-Mansiysk,” thuhet në mesazhin që shoqëron videon e publikuar në rrjetin Telegram.

Para nënshkrimit të kontratës Puello-Mota raportohet se kishte luftuar me trupat e Moskës  prej shkurtit në qytetin ukrainas Avdiivka.

Atë muaj rrjetet pro-ruse tregonin pamjet e një ushtari me figurë të errësuar, që ngulte flamurin amerikan mes rrënojave të qytetit, në shenjë mbështetjeje ndaj Rusisë.

“Jam këtu të vendos flamurin amerikan në shenjë miqësie dhe mbështetjeje për të gjitha gjërat që po kalojnë njerëzit këtu”, thoshte ai me fytyrën e erresuar.

Pas disa lajmeve në mediat amerikane se ish-zyrtari nuk ishte më pjesë e ushtrisë ruse, Puello-Mota postoi vet ë mnjë video dje ku përshkruante si kishte luftuar në Ukrainë si pjesë e grupit paramilitar rus Pyatnashka.

Puello-Mota ishte arrestuar fillimisht në 2020 kur policia e Rhode Island, SHBA zbuloi imazhet e abuzimit seksual në celularin e tij.

Tashmë në faqen e tij në Facebook, Puello-Mota shfaqet me uniformë ushtarake ndërsa shkruan se puna e tij është “me ministrinë ruse të mbrojtjes”.

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Rusia ka përdorur mënyra të ndryshme për të joshur të huaj në ushtrinë e saj, duke mbledhur sirianë, kubanezë, shtetas nga Nepali apo Serbia.

Por është shumë e rrallë që britanikë ose amerikanë të bashkohen me ushtrinë ruse, teksa vetëm dy britanikë janë të listuar me ushtrinë, shkruan The Guardian.

Komentatorët në Rusi nuk e përmendin prejardhjen dhe akuzat e mëparshme ndaj Puello-Mota, por thonë se rektrutimi tij është një fitore publicitare për Moskën, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
3/4
Ish-anëtari i këshillit bashkiak dhe i gardës së Massachusetts ishte larguar nga SHBA pas akuzave ndërsa tani shfaqet në Rusi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA