Policia braziliane njoftonte dje arrestimin e Antonio Pereira, në lidhje me torturën e vrasjen e 41 vjeçarit Glaudencio Santos, për joshjen e detyrimin e të dashurës së tij të punonte si prostitutë.
I dashuri i moshuar i prostitutës 20-vjecare ishte në arrati që prej ngjarjes në fund të vitit të shkuar.
Policia tha se Antonio Pereira, 65 vjeç, kishte bindur Ana Silva, të thërriste tutorin e saj Glaudencio Santos, në një landfill ku ai kishte përgatitur planin e vrasjes, pasi kishte zbuluar se shfrytëzonte Ana si prostitutë.
Glaudencio ishte kontaktuar nga Ana e cila i tha të takoheshin në landfillin ku shiheshin edhe më parë, por kur erdhi aty, tutori u zu në pritë dhe u torturua nga Antonio që i kishte futur pistoletën në gojë si dënim për detyrimin e Ana të kryente akte seksuale ndaj klientëve.
Më pas Antonio qëlloi për vdekje Glaudencio dhe dogji trupin e tij të lidhur me goma makine.
Metoda e torturës njihet në vend pasi përdoret nga banda famëkeqe e drogave ‘Primeiro Comando da Capital’, një nga më të mëdhatë në Brazil dhe Amerikën Latine.
Metoda duket se ishte përdorur nga vrasësi për të humbur gjurmët e policisë duke bere krimin e dukej si i kryer nga bandat.
Policia kërkonte për autorin e krimit prej shkurtit ndërsa Ana u arrestua vetëm në mars, dhe përballet me deri në 30 viet burg për pjesëmarrjen në vrasje.
Policia ishte vënë në ndjekje të Antonio që ishte zhvendosur në disa qytete të krahinës derisa e lokalizuan në një rezidencë në Samambaia, ku qëndronte i fshehur. Gjatë arrestimit ai kishte tentuar vetëvrasje por policia arriti t’i japë ndihmë mjekësore dhe u dërgua në spital.
Hetimet vijojnë.//TheMirror//
Top Channel