Shtyhet regjistrimi i popullsisë në disa komuna të Kosovës, zbulohet shkaku
05/04/2024 13:41
Shtyhet regjistrimi i popullsisë në disa komuna të Kosovës.
Tashmë janë njoftuar të gjithë ekipet që është shtyrë procesi i regjistrimit të popullsisë. Ekipet janë udhëzuar që sot vetëm të shpërndajnë fletushka informuese për procesin e regjistrimit.
Mësohet se procesi është shtyrë për shkak të problemeve teknike që janë shfaqur, raporton nga Kosova për Top Channel Leonita Bajrami.
Edhe në komunën e Zveçanit, regjistruesit serbë janë dorëhequr, mirëpo siç ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Ilir Peci ata menjëherë janë zëvendësuar.
Top Channel