Armenët në fshatin kufitar, i tremben pretendimeve të mëtejshme territoriale të Azerbaixhanit (fotot)

04/04/2024 19:43

Banorët e fshatit Voskepar në kufi me Azerbaixhanin janë në ankth prej pretendimeve të vendit fqinjë për tokat e tyre. Ata mblidhen përditë për të diskutuar që kur kryeministri armen Nikol Pashinyan nënshkroi muajin që shkoi marrëveshjen për tolerime territoriale ndaj Baku, me qëllim nxitjen e bisedimeve të paqes, në të cilat fshati Voskepar mbetet i izoluar.

“Njerëzit janë të shqetësuar se mund të humbasim territorin te Azerbaixhani  pasi linja e sigurisë është vendosur këtu,” thotë banori vendas Aghbalyan, duke shtuar se nëse azerët hyjnë në vend, fshati mund të shkëputet nga territori armen.

Vjeshtën që shkoi ushtria e Azerbaixhanit mori me forcë territorin e Nagorno-Karabak që banohej nga armenë etnikë, edhe pse ishte në brendësi të Azerbaizhanit.

Konflikti gati 30-vjeçar mes vendeve të Kaukazit përfundoi me një armëpushim të ashpër për Armeninë dhe banorët armneë të Nagrono-Karabak janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre.

Baku ka ngritur të tjera pretendime territoriale për disa fshatra të Armenisë dhe kërkon krijimin e një korridori në jug të Armenisë për t’u lidhur me aleatin e tij Turqinë.

Pashinyan ka sinjalizuar se mund të pranojë kushtet e Baku në këmbim të përcaktimit përfundimtar të kufiijve mes dy vendeve të Kaukazit.

Kryetari vendas Aghbalyan thotë se vendasit janë gati të luftojnë për të mbrojtur tokën e tyre. “Ne jemi njerëz paqësorë por të gjithë janë gati të marrin armët nëse jemi të detyruar”, tha ai./AFP/

FOTO GALERI
2/3
Baku ka ngritur të tjera pretendime territoriale për disa fshatra të Armenisë dhe kërkon krijimin e një korridori në jug të Armenisë për t’u lidhur me aleatin e tij Turqinë.

Top Channel