Një përqafim ka ndodhur mes Meritonit dhe Eglës këtë mëngjes.

Pasi është zgjuar Meritoni ka shkuar te shtrati i Eglës, e cila po flinte në pjesën e jashtme të dhomës së bardhë, dhe i ka thënë se për ditëlindje ka shkuar ta përqafojë.

Egla i tha se ditëlindjen e ka nesër, por se mund ta pranonte një përqafim.

Më pas Meritoni i ka shkuar në shtrat dhe e ka përqafuar, teksa e ka pyetur se përse fjeti jashtë.

“Më mungonte ajri, ju flinit”, iu përgjigj aktorja.

Më pas në pjesën e jashtme ka dalë edhe Ilnisa, e cila kur mësoi se e ka ditëlindjen nesër, i tha: Kështu gënjen gjithmonë? Se më the dje që e kam nesër!

“Ta thash pasi kishte kaluar ora 12… ‘nesër kam ditëlindjen’. Pse nuk të dalin llogaritë”, iu përgjigj ajo.

Top Channel