Rritja e interesit kulturor për Etiopinë – duke përfshirë për herë të parë dhe një seksion të veçantë në Bienalen e Venecias dhe fama e yjeve vendase si Ruth Negga apo ‘The Weeknd’, thirrjet e vendit për kthimin e veprave aritstike të epokës koloniale, nuk mund të injorohen më, thotë poeti dhe autori Lemn Sissay.
Figura e njohur e artit etiopian, është kurator i pavjonit kulturor në Biennale, ku po shfaqen punimet e Tesfaye Urgessa.
Eventi pritet të jetë një nxitje e fortë për vendin e Afrikës lindore, me ndihmën e arritjeve të diasporës në perëndim.
Sissay thotë se rritja e famës së etiopianëve si autorja e nominuar për çmimin Booker, Maaza Mengiste, modelja Liya Kebede, apo muzikantë si Mulatu Astatke, po krijon “masën kritike” për të detyruar muzeume të njohura të kthejnë objektet e grabitura në koleksionet e tyre, siç janë ato të vjedhura pas betejës së Maqdala, mes forcave britanike dhe ato të Abisinisë në1868.
Sissay tha për rrjetin The Guardian se prezantimi në pavjonin artistik në Venecia është një moment i rëndësishëm në marrëdhënien e vendit të tij me Italinë, që e mbajti të pushtuar për pesë vjet por nuk arriti ta kolonizojë.
“Etiopia nuk u kolonizua, kështu që nuk e kemi këtë traumë në kujtesën tonë”, tha ai.
Komentet e Sissay vijnë pas raportimeve në mediat britanike se muzeumi kombëtar i vendit kishte fshehur informacione për objektet e vjedhura pas betejës së Maqdala.
Mes objekteve përfshihen pllaka me mbishkrime të shenjta të altarëve të Etiopisë, që mbahen në koleksione prej rreth 150 years.
Në shkurt qeveria etiopiane arriti të ndaloi ankandin në Britani të një mburoje të marrë nga Maqdala dhe më vonë zyrtarët kanë pranuar “në parim” kthimin e tabletave të shenjta me mbishkrime.
“Çështja Maqdala nuk do të largohet, bisedat po bëhen gjithnjë e më serioze mes Britanisë e Etiopisë, për objektet e shfaqura në muzeume. Në këto vende ne vlerësojmë rolin tonë në botë për 500 vitet e ardhshme”, shtoi ai. /TheGuardian/
Top Channel