Mijëra protestojnë në qytetin turk Van pas skualifikimit të kryetarit të zgjedhur pro-kurd (fotot)

03/04/2024 19:31

Mijëra njerëz protestonin sot në qytetin Van në Turqinë lindore, në mbështetje të partisë pro-kurde DEM, pas deklaratës së do të kontestonte anulimin e fitores së kandidatit të saj nga autoritetet zgjedhore.

Megjithse autoritetet kishin bërë thirrje kundër protestave qytetarët u mblodhën pas zhgënjimit të vendimit zyrtar, për të cilin ende nuk janë dhënë arsye të pranueshme.

Partia pro-kurde i bënte thirrje qeverisë së Erdogan, e cila ka pësuar disfatë kombëtare në zgjedhje, të respektojë vullnetin e popullit në Van, shkruan rrjeti AFP.

Në zgjedhjet e të dielës kandidati grupit DEM, Abdullah Zeydan mori mbi 55 përqind të votave në Van, qyteti në liqenin me të njëjtin emër, rreth 80 kilometra larg kufirit lindor me Iranin.

“Ne refuzojmë vendimin e komisionit elektoral për t’i dhënë mandatin e Van kandidatit të AKP ne pushtet, kur partia jonë ka fituar bindshëm,” thuhej në deklaratën e partisë DEM.

Zeydan ka qenë më parë i deputet i parlamentit në 2015 ndërsa u arrestua në 2016 bashkë me dhjetë deputetë të tjerë që kundërshtuan bombardimet e ushtrisë turke ndaj militantëve kurdë në juglindje të vendit.

Më herët pamje televizive tregonin protestues të shumtë në selinë e partisë DEM në Van, ku më pas policia kishte përdorur gazlotsjellës për t’i shpërndarë.

FOTO GALERI
2/5
Partia pro-kurde i bënte thirrje qeverisë së Erdogan, e cila ka pësuar disfatë kombëtare në zgjedhje, të respektojë vullnetin e popullit në Van

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA