“Kur i lindën fëmijët…”, Heidi indiferente ndaj vëllait të saj, Romeo i shqetësuar: S’është e bukur, ç’janë këto muhabete

03/04/2024 10:44

Vëllai i Madhi i ka dhënë Heidit një mision sekret, ku duhet të bëjë të gjithë banorët të besojnë se Lidi Deila është vëllai i madh i Heidit.

Në disa momente të ndryshme Romeo e ka pyetur në lidhje me vëllain e saj, por Heidi është treguar shumë moskokëçarëse.  Në një moment të shtrirë në krevat, Heidi shprehet se nuk i intereson i vëllai, madje nuk i ka interesuar as kur e ka telefonuar për t’i thënë se i kanë lindur fëmijët.

Romeo: Se mos ma ngacmojë atë Lidin ata.

Heidi: Kujt i intereson? Nuk më intereson vërtet, por ti nuk më beson mua.

Romeo: Unë mendoj se të intereson.

Heidi: Jo, se e thua ti? Ai më ka marrë në telefon kur i kanë lindur fëmijët dhe ok.

Romeo: Edhe?

Heidi: Nuk më ka interesuar. Nuk më intereson fare, hiç.

Romeo: Ok nuk është ndonjë gjë e bukur të mos të të interesojë.

 

Në një bisedë tjetër me Liamin dhe Romeon, ku i thonë që mos flasë kaq me mllef për vëllain e saj Lidin, Heidi shprehet se nuk i pëlqen fare imponimi që po i bëjnë. Po ashtu edhe në një bisedë tjetër në oborr me Romeon dhe Julin, Heidi është treguar shumë e ftohtë në raport me Lidin.

 

Romeo: Më tha ai kam emocione. 

Heidi: Po kujt i plasi.

Juli: Për respekt të Romeos mos e bëj këtë punë. Duhet t’ja japësh një mundësi.

Romeo: Patjetër që do i japë, ç’janë këto muhabete.

Juli: Jepja një mundësi, ai ka ardhur deri këtu.

Heidi: Po tani mundësinë ja jep njerëzve kur të intereson.

 

Top Channel