Lidi Delia është banori më i ri i Big Brother Vip Albania 3.

Në klipin prezantues teksa foli për jetën dhe profesionin, ai cilësoi Romeon si banorin më pozitiv dhe Julin më negativin.

“Unë jam Lidi Delia me profesion moderator, animator. Për mua të jesh animator nuk është profesion por stil jete, ku aventurat kërcimet dhe lojërat janë pjesë e jetës sime.  Jam 32 vjeç, jam lindur në Fushë Arrëz Pukë, jam rritur në Tiranë por prej 10 vitesh jetoj në Prishtinë. Jam prindër i dy fëmijëve . Për mua banori më pozitiv është Romeo kur nuk qan por qesh. Banori më negativ është Juli kur nuk i bindesh lojës që ai dirigjon. Ndër pikat e mia të forta është komunikimi dhe t’i çoj gjërat deri në fund. Po të isha në pozitën e Julit dhe Romeos do fitoja 10 Big Brothera rresht. Ndoshta është mundësia të fitohet me një personazh si unë, jam i bindur”-tha banori i ri në klipin prezantues.

Lidi Delia hyri në shtëpinë e Big Brother si vëllai i Heidit, pas misionit sekret që vëllai i Madh i dha Heidit. Nëse misioni nuk do të zbulohet nga banorët, çmimi i madh do të rritet me 10 mijë euro.

Top Channel