Kombi i vogël kërcënon të rebelohet nga shteti ‘mëmë’ prej ndryshimeve të propozuara kushtetuese (fotot)

02/04/2024 21:45

Vendi nuk është i kënaqur me një ligj të ri sipas të cilit thuajse të gjithë të rriturit mund të votojnë.

Një shtet shumë i vogël gjysmë-autonom ka refuzuar ndryshimet e propozuara nga vendi i tij kryesor, Somalia.

Krahina autonome e Puntland thotë se do të mbajë një referendum nëse do të pranojë apo jo ndryshimet kushtetuese të vendit afrikan, mes të cilave dhe kthimin e votës universale për të gjithë të rriturit.

Por këshilli i ministrave të Puntland dha një deklaratë që nuk linte vend për dyshime: “Puntland tërheq njohjen dhe besimin e saj ndaj qeverisë dhe institucioneve federale derisa të përftohet miratimi për këtë proces kushtetues”.

Në të shtohet: “Puntland do të vendosë autoritetin e vet qeveritar derisa sistemi federal të vendoset me miratimin me referendum të kushtetutës së Somalisë,” shkruan agjencia Reuters.

Qeveria e Somalisë thotë se amendamentet janë thelbësore për vendosjen e një “sistemi më të stabilizuar politik”.

Aktualisht Somalia operon me anë të një sistemi të bazuar në votën indirekte të fiseve të mëdha, që është vendosur prej gati 50 vitesh, shkruan Express.co.uk

Por qeveria thotë se ky sistem mund të merret në kontroll nga grupe militante si al-Shabab prandaj duhet rikthyer vota klasike direkte individuale.

Sistemi i votës personale është anuluar në vend që prej ardhjes në pushet të diktatorit Siad Barre në 1969.

Kushtetuta e re thotë se bën që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt dhe t’i lejojë atij përcaktimin e kryeministrit pa miratimin e parlamentit.

Por Puntland akuzon presidentin e Somalisë – Hassan Sheikh Mohamud – për shkelje të kushtetutës dhe rrjedhimisht humbje të legjitimitetit.

Shteti vogël verilindor është një nga disa zona që kanë refuzuar të marrin pjesë në diskutimet e reformës kushtetuese.

Liderët e Puntland e kanë shpallur atë shtet të pavarur në 1998. Në maj vendi tentoi zgjedhjet direkte për këshillat lokalë por shpejt iu rikthye sistemin të vjetër të votës kolektive sipas klaneve përbërëse.

FOTO GALERI
2/3
Hassan Sheikh Mohamud akuzohet se ka shkelur kushtetuten

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA