Pas daljes së Eglës nga shtëpia e Big Brother, Heidi dhe Romeo kanë shprehur se u vjen keq për këtë vendim, për shkak të afrimitetit që kishin me banoren.

Edhe në “Prime”, ata thanë fjalë të bukura për të, duke e konsideruar një mike dhe një grua të mirë, por gjithashtu edhe një lojtare shumë të fortë.

Të pyetur nëse a kanë pasur një aleancë të fshehur me Eglën, çifti dhanë përgjigjet e tyre.

Heidi: Jo, isha shumë afër me të, e kishim shumë xhan njeri tjetrin dhe e kisha shumë të nevojshme të kisha një person kaq afër.

Romeo: Më shumë me Eglën kanë ndenjur këta dhe kam thënë që çfarëdo që Egla të më bëjë, unë Eglën e kam xhan dhe nuk i kthehem Eglës.

Top Channel