Udhëtonte në gjendje të dehur dhe me një armë gjahu në makinë, arrestohet 39-vjeçari në Përmet

31/03/2024 14:53

Një 39-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në Përmet.

Gjatë kontrollit në automjet, 39-vjeçarit A.B iu gjet dhe një armë gjahu të cilën e mbante pa lejen përkatëse në emrin e tij.

“Gjirokastër

Iu gjet armë gjahu në automjetin  që e drejtonte në gjendje të dehur, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi ditën e djeshme, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë gjahu që 39-vjeçari e mbante pa lejen përkatëse në emër të tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel