Kryeministri polak Tusk vlerëson ‘avancimet’ në bisedimet bujqësore me Ukrainën

28/03/2024 19:04

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk tha sot se Varshava e Kievi kishin bërë progres në çështjen e importeve bujqësore nga Ukraina, që sollën protesta të gjera e bllokada të fermerëve në Poloni.

“Po kërkojmë zgjidhe nga të dyja palët, për çështjen e bujqësisë dhe kemi bërë hapa përpara,” tha sot Tusk për gazetarët pas bisedimeve me homologun ukrainas Denys Shmygal në Varshavë.

Administrata e Polonisë ka mbështetur Ukrainën gjatë sulmit të Rusisë në lindje të vendit, por muajt e fundit lidhjet e tyre ishin zbehur prej protestave të fermerëve polakë kundër favorizimit të importeve të drithit nga Ukraina dhe politikave evropiane te reduktimit të çmimit për produktet vendase.

Kryeministri polak priti ukrainasin Shmyhal me pompozitet, me flamurë të ngritur në dy anët e kryeministrisë, si dhe himnet e dy vendeve që luheshin nga banda e ushtrisë.

“Ne po kërkojmë një zgjidhje dhe po i afrohemi, në lidhej me cilësinë e produkteve që mund të kalojnë në Poloni”, tha Tusk duke shtuar se dhe çështja e  tranzitit drejt vendeve të tjera prej Polonisë do të zgjidhet.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA