Ka nisur ndryshe ky spektakël i kësaj të marte në Big Brother! Ledion Liço ka kujtuar sulmin e rëndë një vit më parë drejt Top Channel, ku ndaj godinës u zbrazën 25 plumba, e që për fat të keq i morën jetën rojes Pal Kola.

“Një vit më parë 25 plumba do të qëllon mbi Top Channel dhe do të merrnin jetën e rojës Pal Kolës dhe do të tronditnin stafin e Big Brother që ishin në punë.

Një ngjarje edhe pse shumë e rëndë ende e pazbardhur. Për njerëzit që janë pas kamerave, vazhduan dhe vazhdojnë të sjellin programet që kam shumë doni dhe lëvdoni dhe komentoni, ndaj për gjithë stafin e Top Channel, shkon kjo duartrokitje. Uroj që familja e Pal Kolës të ketë ndjerë dashurinë nga studio”, u shpreh ai ndër të tjera.

Top Channel