Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP edhe mbrëmjen e sotme premton t’ju mbërthejë para ekranit të Top Channel.

Përçarja e grupit të Julit, kush sundon kë? Dy banorët më të rinj, Liami dhe Jetmiri kanë shpallur luftën!

Një nominim lëndoi dy ish-partnerët! A do e gjejnë sërish rrugën drejt njëri-tjetrit Heidi dhe Romeo? Kush do të eliminohet? Me emocione të forta dhe zgjedhje të vështirë…

Këto dhe shumë debate të tjera pritet të diskutohen sonte, teksa spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.

Top Channel