28/12 11:28
Izraeli ka bombarduar një shtëpi në pronësi të familjes Abu Hasira pranë kompleksit mjekësor Al-Shifa në perëndim të qytetit të Gazës duke shkaktuar 30 të vdekur.
Gjithashtu një tjetër bombardim është bërë në jug të Rripit të Gazës në zonën e njohur si ‘Rafah’ ku gjatë një bastisje në një shtëpi gjatë orëve të natës, u vranë 18 persona, me tyre 9 fëmijë.
Këto sulme vijnë menjëherë pasi Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, miratoi një rezolutë për paqe mes Izraelit dhe Hamasit.
Ditën e djeshme pati edhe sulme të tjera nga izraelitët të cilët po tentojnë të hyjnë në një zonë ku ende nuk kanë pasur akses.
Top Channel