“Egla ngre grackën, ju bini brenda”/ Opinionistët për debatet e saj me Ilnisën: Si ndihesh kur i përmend fëmijët…

26/03/2024 21:51

Opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj kanë komentuar debatet e shumta në të cilat janë përfshirë Egla, Meritoni dhe Ilnisa ditët e fundit.

Sipas Arbrit, Egla është ajo që u ngre gracën banorëve, dike i çuar ata në limite.

“Provokimet janë shtuar ndaj Eglës, nuk i ka lënë as ajo mangët. Është tejkaluar normaliteti, deklarata që nuk e ngrejnë figurën e askujt, por e ulin. Herë pas here jam munduar tu kujtoj që gjitha këto provokime rëndojnë figurën e tyre. Nëse kanë për të bërë naj gjë, ata poshtë jorganit do e bëjmë. Ilnisa nga 1 shkon te 10, ‘ti nuk ke fëmijë’. As ajo e kapura e faqes. Për mua Egla është lojtare provokon deri në limitet e banorit përballë, por në prime tërhiqet, tregon më maturi dhe qetësi. Atë që tha Ilnisa për ty është e pavënd”-tha Arbër Hajdari.

Ori përgëzoi marrëdhënien mes Ilnisës dhe Meritonit, por i tërhoqi vëmendjen për ofendimet.

“Asnjëherë nuk e hedhin poshtë njëri tjetrin kjo është për tu duartrokitur. Ky debati është vulgar dhe nuk mendoj asnjë nga palët nuk ndihet krenar kur sheh këto. Nuk besoj se Ilnisa ndihet letrare dhe akademike kur sheh çfarë i ka thënë Eglës dhe Egla që është dinake që të mos e kaloj ajo masën, por personi përballë. Egla vë grepin dhe të tjerët bien në grackën e saj. Egla ju manipulon, ju e çoni përtej.”-tha Ori Nebiaj.

Top Channel