Një dron për Françeskën dhe Meritonin ka ndezur diskutimet mes banorëve, të cilët kanë komentuar afrimitetin mes tyre.

Së pari, Françeska dhe Meritoni sqaruan se nuk kanë asnjë pëlqim, ndërsa Ilnisa tha se është modelja ajo që i është afruar moderatorit. Të kundërtën tha Françeska, sipas së cilës Meritoni i ka qëndruar pranë së fundi.

Meritoni: Duhet t’u vijë turp që e kalon në kah tjetër, se Françeska është e martuar dhe ka fëmijë. Unë e shoh shumë ndryshe. banorët u kënaqën që ne morën një dënim. Nuk shoh se duhet të rri me dikë tjetër përveç Ilnisës më shumë. Ne në mbrëmje rrimë më shumë, gjatë ditës jo.

Ilnisa: Ne nuk rrimë bashkë gjatë ditës, ky porositësi s’bën sens çfarë do të thotë.

Françeska: Në fakt, ishte Meritoni që ishte afruar me mua, se në fillim kemi pasur keqkuptime. S’kemi pasur pëlqim për njëri-tjetrin, por jemi afruar, kemi bërë disa biseda.

Top Channel