Emra+Foto/ Burgosen shqiptarët në Britani! Akuzohen për kultivimin e kanabisit, policia gjeti qindra bimë me vlerë 350 mijë paund

25/03/2024 20:21

Dy shqiptarë janë burgosur për kultivimin e kanabisit në urën Sutton të Anglisë, pasi pamjet me dron nxitën bastisjen e policisë së Lincolnshire.

Mediat britanike shkruajnë se ata pranuan të merresih me rritjen e më shumë se 423 bimë kanabisi me vlerë deri në 350,000 paund në një shtëpi në Sutton Bridge.

Ka qenë Gjykata e e Kurorës së Lincoln, ajo e cila ka vendosur ditën e sotme dënimin me 14 muaj për secilin.

Policia bastisi pronën më 21 shkurt të këtij viti pasi një operator droni u bë i vetëdijshëm për një burim të madh nxehtësie. Më pas ata kanë gjetur një burrë në çati dhe një burrë tjetër të fshehur në hapësirën e papafingos.

Një ekspert droge vlerësoi rendimentin e kanabisit midis 11 dhe 35 kilogramë, me një vlerë të mundshme në treg midis 118,000 dhe 355,000 paund.

Denis Xibraku, 24 vjeç dhe Halil Çopani, 34 vjeç, pranuan akuzën për prodhimin e kanabisit, një drogë e klasit B, nga data 1 janar deri më 22 shkurt të këtij viti. Ata gjithashtu kanë rezultuar se nuk ishin dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbrojtësi i Halil Çopani deklaroi se klienti i tij dëshiron thjesht të kthehet te familja e tij në Shqipëri. Ndër të tjera gjykatës iu deklarua nga pala mbrojtëse se 34-vjeçari u dërgua në Boston pasi mbërriti në Britani dhe i tha se do të duhej të punonte për të paguar tarifën prej 25,000 paund për hyrjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Halil Copani

Halil Çopani

Mbrojtësi i Denis Xibrakut, deklaroi se klienti i tij mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 dhe fillimisht punoi në një lavazh, pasi u përpoq të kërkonte azil.

Denis Xibraku

Denis Xibraku

Top Channel