Ka nisur ndryshe spektakli i kësaj të premteje në Big Brother Vip.

Vëllai i Madh vendosi që në nisje të spektaklit të vendosej kënga më e re e Artës në bashkëpunim me Romeon, atmosferë e cila u përcoll edhe në shtëpi.

Romeo u përlot nga kënga, ndërsa banorët e tjerë e përcollën me duartrokitje.

Me plot surpriza dhe të papritura, Vëllai i Madh ka zbuluar se çfarë pritet të ndodhë sot gjatë spektaklit. Gjatë mbrëmjes do të ketë një rrëfim ekskluziv nga Meritoni si dhe një surprizë emocionuese për Rozën.

Heidi – Vesa – Romeo, kush po sulmon kë? Juli – Heidi, ç’po ndodh mes tyre? Kush do të largohet? Ju mund të votoni se kë doni të largoni mes Françeskës, Vesës, Rozës dhe Ledjonës nga Shqipëria me SMS 56666, Kosova 55099, Maqedonia e Veriut 144332, Zvicër 4636, Greqi 54534, Francë 71717 dhe nga Gjermania 82555. Po ashtu, ju mund të votoni online ose nga ‘My Vodafone App’.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb si dhe në kanalin e Youtube. “Big Brother Vip” sonte, nën drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në ekranin e Top Channel!

Top Channel