Me pranga në dorë dhe kokën e mbuluar me qese mbeturinash, zbulohet misteri i vrasjes së 50-vjeçarit! Gjendet një letër pranë trupit

22/03/2024 12:59

Në orët e para të mëngjesit është gjetur një trup i pajetë në zonën e Frontzou në Janinë.

Në fillim u mendua për një vrasje kriminale, ku viktima mendohej se ishte keqtrajtuar. Por hetimet kanë hedhur poshtë versionin e parë. Sipas informacioneve të fundit, mjekët mendojnë se bëhet fjalë për një vetvrasje dhe jo një vrasje.

Në xhepat e 50-vjeçarit u gjetën shënime ku shpjegonin se kishte vendosur t’i jepte fund jetës dhe tregonte se si do ta bënte këtë. Sipas provave të marra nga autopsia, ai ka lidhur njërën skaj të prangave në dorë dhe në anën tjetër pistoletën me të cilën qëlloi veten.

Sa i përket mënyrës se si i ka dhënë fund jetës së tij, mendohet se ai ka vendosur qese mbeturinash në këmbë dhe kokë dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Njëkohësisht, informacionet bëjnë me dije se 50-vjeçari i cili banonte shumë pranë vendit ku u gjet i vdekur, përballej me probleme psikologjike . Dy vite më parë, në fakt, ai kishte tentuar sërish t’i jepte fund jetës.
Në shënimin prej pesë faqesh që viktima kishte lënë pas, ai u jepte policëve udhëzime se si ta përdornin armën e tij , në mënyrë që ajo të mos qëllonte pasi ishte e armatosur.

Top Channel