Në një kohë tensionesh të larta politike, ushtria kineze nis stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit Në Angli mund të jetë thyer rekord për qengjin më të madh që ka lindur një dele.
Pronari i fermës ka deklaruar se nuk kishte parë asgjë të ngjashme më parë, kur një nga delet e tij lindi një qengj që peshonte 16 kg.
Meilir Jones, nga Powys, tha se kafsha është më shumë se tre herë më e madhe se sa një qengj i zakonshëm, sipas BBC.
Rekordet Botërore Guinness deklaruan se nuk regjistronin peshën e qengjave dhe kështu nuk mund të konfirmonin nëse kafsha kishte thyer ndonjë rekord.
“E pashë që delja ime po vuante dhe vendosa ta ndihmoj që të lindte, por kur e pashë qengjin aq të madh e vendosa në peshore dhe nuk po u besoja syve. Ai ishte 16 kilogram! Nuk po e kuptoja mirë nëse ishte qengj apo viç”, tha Jones.
Top Channel