Çfarë intinerari ndoqën autorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas/ Ja makina e dytë që përdorën pas atentatit, ishte në pronësi të…

20/03/2024 15:20

Top Channel ka siguruar foton e makinës së dytë të përdorur nga autorët e vrasjes së Gentian Bejtjas, Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiut.

Autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Mësohet se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itenerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Pas kqyrjers së kamerave të sigurisë është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Haxhiu është ndaluar nga policia dhe mbi të rëndon vepra penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Ndërsa mbi njërin prej atentatorëve të dyshuar Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari rëndojnë veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Sipas gazetares së Top Channel, Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari është kushëriri i Ylli Brahimit, i cili njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Kujtojmë se Brahimi u ka shpëtuar disa atentateve, ku i fundit ishte dy vite më parë në Milot.

Mësohet se ata janë arrestuar më parë për kanosje me armë, vjedhje, armëmbajtje pa leje.

Viktima Gentian Bejtja

Si ndodhi vrasja e Gentian Bejtjas?

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës.

Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës duke punuar në serrë, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash. Pas ngjarjes, u shoqëruan në polici disa persona me precedentë kriminalë në zonë.

Valter Bami, një prej personazheve të botës së krimit me të cilin viktima ka pasur konflikte të hapura, ishte njëri prej të shoqëruarve në polici. Bami ishte një prej të arrestuarve pas atentatit të 4 korrikut 2023 ndaj Bejtjas në Larushkë të Krujës, ku u plagosën djemtë e Gentian Bejtes, 10 dhe 13 vjeç dhe u vra kunati i tij Ramazan Sino. Atij iu gjet barut në duar dhe për pasojë u la në “arrest shtëpie”, masë që përfundoi në 18 janar të këtij viti.

Në vendngjarje u gjetën rreth 50 gëzhoja kallashnikovi që dyshohet të jenë qëlluar nga 2 armë të ndryshme, ndërsa makina “Land Rover” dhe targat e saj, rezultojnë të jenë vjedhur në Shkodër në gusht të 2023-it.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA