“Politika shqiptare e ka për detyrë morale”/ 335 të dënuar në burgun e Fierit letër të hapur deputetëve: Lini mënjanë ndasitë dhe votoni amnistinë

19/03/2024 16:01

355 të dënuar dhe të paraburgosur në burgun e Fierit i janë drejtuar me një letër të hapur deputetëve të Parlamentit shqiptar, për të lënë mënjanë ndasitë politike dhe për të votuar amnistinë e premtuar që në fund të vitit të shkuar

Sipas tyre, një pjesë të përgjegjësisë për kriminalizimin ku janë përfshirë e ka edhe politika si pasojë e ngjarjeve me firmat piramidale apo hapja e depove të armëve në vitin 1997.

Ata kërkojnë një amnisti gjithëpërfshirëse pa kritere ndaluese dhe ulje dënimi për çdo të burgosur me 2 vite. Po ashtu këta të dënuar propozojnë dhe ndryshime në kodin penal që ti përshtaten atij europian ku për të dënuarit të mos ketë vetëm rrethana rënduese por edhe lehtësuese.

Po ashtu ata propozojnë aplikimin e dënimeve alternative. Sipas tyre votimi i amnistisë është një detyrim moral për çdo deputet dhe në rast se nuk votojnë ata do të ndëshkohen me votë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel