FOTO/ Të papritura sonte në BBVIP! Çfarë do të thotë Egla për akuzat tronditëse? Liam Mandiaro kthehet në BBV? Ja ku mund ta ndiqni LIVE

19/03/2024 20:06

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP, premton edhe këtë të martë t’ju mbërthejë para ekranit të Top Channel.

Me plot surpriza dhe të papritura, Vëllai i Madh ka lënë me pikëpyetje rikthimin e Liam Mandiaro në shtëpinë e BBV, prej së cilës u largua si i arrestuar pak javë më parë.

Një rrëfim i papritur nga Egla ka tronditur opinionin publik. Çfarë do të thotë ajo për akuzat e ngritura? Kush do të largohet mes Eglës dhe Rikes?

Lideri i ri do të vendoset sonte përballë një zgjedhjeje të vështirë, ndërsa një surprizë emocionuese pritet për Françeskën. Këto dhe shumë debate të tjera pritet të diskutohen sonte gjatë spektaklit më të ndjekur.

Ju mund të votoni se kë doni të largoni mes Eglës dhe Rikes, nga Shqipëria me SMS 56666, Kosova 55099, Maqedonia e Veriut 144332, Zvicër 4636, Greqi 54534, Francë 71717 dhe nga Gjermania 82555.

Po ashtu, ju mund të votoni online ose nga ‘My Vodafone App’.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb si dhe në kanalin e Youtube. “Big Brother Vip” sonte, nën drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në ekranin e Top Channel!

FOTO GALERI
1/7

Top Channel