“Kjo që ndodhi ishte rrufe në qiell të hapur”, Elia Zaharia për “Zona Zero”: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur që…

18/03/2024 21:35

Aktorja Elia Zaharia në një lidhje telefonike në emisionin “Zona Zero” në Top News rrëfeu detaje nga situata e ndodhur mes familjes së saj dhe ish-bashkëshortit, Princit Leka.

Zaharia tha për gazetarin Milaim Zeka se konflikti me ish-bashkëshortin ishte “një rrufe në qiell të hapur”, pasi deri në ato momente, procesi i ndarjes po shkonte paqësisht.

Ajo tha se vajza e tyre Princesha Geraldina ishte e pranishme në konfliktin e ndodhur mes Princit Leka me babait të saj Gjergj Zaharia.

Intervista në emisionin “Zona Zero” në Top News:

Zeka: Si jeni njohur me Princin?

Elia Zaharia: Jemi njohur në Tiranë gjatë pushimeve verore, kur unë kthehesha një herë në vit për të takuar familjarët.

Zeka: Kishe dëgjuar që nga oborri mbretëror ishte planifikuar që Princi të martohej me vajzën e ish presidentit Rugova, Teutën?

Elia Zaharia: Asnjëherë, nuk janë diskutuar këto gjëra. Nuk kam një koment se nuk është diçka që më përfshin.

Zeka: Pse keni reaguar në mënyrë aq të rreptë apo agresive, në video?

Elia Zaharia: Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.

Zeka: Reagimi yt lidhet me atë anë njerëzore…

Elia Zaharia: Po por nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht.

Zeka: Vajza si e ka pritur këtë?

Elia Zaharia: Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babain tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos kërkënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babain e saj, nesër do të kthehet në peshë për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA