Një person dyshohet se ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident që ka ndodhur rreth orës 19.35, 200 metra larg hyrjes së qytetit të Tepelenës.

Tre automjete janë përfshirë në aksidentin që ka ndodhur si shkak humbjes së kontrollit të njërit prej mjeteve. Drejtuesi që shkaktoi aksidentin ka hyrë korsinë e kundërt të rrugës duke u përplasur fillimisht me një mjet e më tej një mjet i tretë u bë pjesë e aksidentit duke mos mundur të frenojë në vendin e aksidentit.

Konfirmohet se 2 të plagosur janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Top Channel