“O gjigand hajde provoje, se je djalë i ri”, qytetari fton Ramën të lahet në det, kryeministri: I kemi ndarë punët

16/03/2024 21:30

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimeve të punimeve në Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin shkëmbeu batuta me një qytetar.

Qytetari e ftoi të futej në det, por Rama i tha se po të shijonte detin nuk ka kush t’i bënte punët e tjera.

Qytetari: O gjigand hajde provoje, se je djalë i ri

Rama: I kemi ndarë punët, se po të futem dhe unë këtu, s’ka kush bën këto.

Top Channel