Europa dhe Conference League/ Liverpool një “makth” për skuadrën e Qazim Laçit! Kualifikohen Roma e Atalanta, Milan fiton pa vuajtje në Çeki

14/03/2024 22:30

Mbrëmja e sotme rezervoi përballje mjaft të forta të skuadrave në kompeticionet ‘Conference League’ dhe ‘Europa League’.

Katër skuadrat e para që prenë biletën për fazën çerekfinale të Conference League janë Fiorentina, Fenerbahce, PAOK dhe Plzen.
Ndërsa përballjet në Europa League dhuruan spektakël. Liverpol i pamëshirshëm shkatërroi me rezultatin 6:1 Sparta Pragën ku luan edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Qazim Laci.

Një vend për në çerekfinale siguroi edhe Roma e De Rossit përballë Brighton. Verdhekuqtë pavarësisht disfatës 1-0, e mbrojtën me fanatizëm fitoren 4-0 në Itali dhe ia dolën me sukses në transfertën angleze.

Bayer Leverkusen mori një kualifikim madhështor përballë Qarabag me gjermanët që ishin duke humbur deri në minutën e 71 me rezultatin 0-2. Por, “Aspirinat” nuk u dorëzuan deri në fund dhe me kundërshtarin që luante me 10 vetë, arritën përmbysjen falë golave të Frimpong në minutën e 72 dhe më pas të Schik në minutat 93 dhe 97.

Atalanta e Berat Gjimshitit u kualifikua gjithashtu për në çerekfinale teksa mposhti në Itali, Sportingun e Lisbonës me shifrat 2-1. Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.

Milan nuk hasi vështirësi në Çeki ndaj Slavias së Pragës, teksa kuqezinjtë triumfuan me shifrat 1-3. Të tre golat e kuqezinjve u shënuan në pjesën e parë nga Pulisic, Loftus Cheek e Leao.

Në fraksionin e dytë, miqtë menaxhuan avantazhin me çekët që shënuan vetëm një gol që shërbeu sa për statistikë pasi kujtojmë se Milan kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultatin 4-2. Kuqezinjtë e Stefabo Piolit avancojnë kështu për në çerekfinalet e Europa League.

Një fitore të madhe arriti Ëest Ham përballë Freiburg. Anglezët përmbysën humbjen e ndeshjes së parë (1-0) dhe në fushën e tyre fituan me rezultatin e thellë 5-0. Dy gola në pjesën e parë dhe tre në të dytin i siguruan Çekanëve një vend në çerekfinale.
Për në çerekfinale u kualifikuan edhe Marseille e Benfica./ Supersport

Top Channel