Atletico e Madridit eliminoi Interin nga Liga e Kampionëve në një mbrëmje dramatike, vetëm pas goditjes së penalltive, aty ku për zikaltrit gabuan Sanchez, Klaasen dhe kapiteni Lautaro Martinez.

Pikërisht sulmuesi Kilen është vënë në shënjestër nga francezi i Atleticos, Antoine Griezmann, që nuk i ka kursyer sharjet për Sanchez pas penalltisë së humbur, teksa videoja ka bërë me shpejtësi xhiron e botës.

“Është një m.., Kileni është një m..”- shihet të bërtasë Griezmann me shokët e skuadrës pas penalltisë së humbur nga Alexis Sanchez, raporton Supersport.

Top Channel