Atletiko “përcjell” Interin! Spanjollët fitojnë pas penalltive, Dortmundi eliminon PSV-n

14/03/2024 07:25

Atletiko Madrid dhe Borusia e Dortmundit janë dy skuadra e fundit çerekfinaliste të Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone përmbysi Interin në Metropolitano, duke fituar 2-1 dhe më pas e siguroi avancimin mes 8 më të mirave falë ruletës së penalltive. Los Colchoneros reaguan menjëherë pas golit të Dimarcos në të 33-të, duke barazuar me Griezmann dhe pak para se të mbyllej koha e rregullt realizoi golin e fitores me Depay-n. Ndeshja shkoi në shtesë, pasi takimi i parë në “San Siro” ishte mbyllur 1-0 në favor të Interit.

Në dy pjesët prej 15 minutash secila në të shtesës nuk u shënuan gola të tjerë, kështu që duhej të vendosnin penalltitë. Për Interin gabuan tre futbollistë, Sanchez, Klassen dhe Lautaro, ndërsa Atleticos i mjaftuan vetëm katër penallti të ekzekutuara, pasi gaboi vetëm Saul. Borussia e Dortmundit u kualifikua në çerekfinalet e Champions Leaguepasi fitoi 2-0 ndaj PSV Eindhovenit në “Signal Iduna Park”, rezultat që i mjaftoi për të eliminuar ekipin holandez, pasi takimi i parë kishte përfunduar pa fitues (1-1).

Shumë i rëndësishëm goli i shpejtë i anglezit Sancho që në fillim të sfidës, ndërsa në limitet e kohës shtesë erdhi goli i Reus, për rezultatin përfundimtar 2-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA