Franco Mastantuono, një nga sensacionet e mëdha të futbollit argjentinas në moshën 16-vjeçare, mund të jetë në orbitën e Realit të Madridit.
“TNT Sports” publikon se “Reali i Madridi po e ndjek nga afër Mastantuonon dhe mund ta marrë nga River Plate kur të mbushë 18 vjeç në mesin e vitit 2025”, një operacion që do të kujtonte atë të skuadrës “merengues” me brazilianin Endrick.
Barcelona, PSG, Manchester City, Borussia Dortmund, Benfica dhe Interi kanë shfaqur interes për “xhevahirin” e ri të River Plate, klub me të cilin ai debutoi në vitin 2024 dhe me të cilin ka një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh.
Sipas gazetarit Hernán Castillo, Reali i Madridit po e kërkon me ngulm adoleshentin. Mastantuono kur të mbushë 18 vjeç largohet nga River Plate, është e pashmangshme”.
Franco Mastantuono është golashënuesi më i ri në historinë e River Plate. Ai është është një mesfushor që luan me të majtën dhe u bë golashënuesi më i ri (16 vjeç, 5 muaj dhe 24 ditë) në historinë e Rive Plate, duke tejkaluar rekordin e Javier Saviolës (16 vjeç, 10 muaj dhe 7 ditë).
Golashënuesi më i ri në historinë e futbollit argjentinas mbetet Diego Armando Maradona, i cili shënoi me Argentinos Juniors në vitin 1976 në moshën 16 vjeç e 15 ditë.
Top Channel