Mbrojtësi i kombëtares, Marash Kumbulla ka hedhur pas krahëve dëmtimin e rëndë në gju dhe tashmë me fanellën e Sassuolos, klub ku u transferua në merkaton e janarit, synon të rikthehet sërish në nivelet e tij më të larta.
Pak nga pak, shqiptari po fiton minuta te skuadra e re ndërsa në një intervistë për sajtin zyrtar të klubit, zbuloi pak nga stili i tij i jetesës ndërsa shtoi se lojtari më i fortë që ka pasur në skuadër është Paulo Dybala.
Intervista e Kumbullës;
Preferon të ndjekësh një ndeshje futbolli apo një film?
Një ndeshje futbolli.
Zhanri i preferuar në muzikë?
Regeton.
Ushqimi i preferuar?
Pica.
Po ngjyra e preferuar?
E kaltërta.
Cili është vendi i preferuar?
Shqipëria.
A ke tatuazhe? Nëse jo, do të doje të kishe?
Nuk kam tatuazh, por nuk jam kundër tyre.
Lojtari më i mirë me të cilin ke luajtur gjatë karrierës?
Paulo Dybala.
Përshkruaj veten me një fjalë?
I duruar.
Të pëlqen më shumë të shënosh një gol, apo të shpëtosh një gol në vijën fatale?
Të shpëtoj një gol në vijën fatale.
Ndeshja më e rëndësishme e karrierës?
Finalja e Conference League.
Personazhi më i famshëm në telefon?
Francesco Totti.
Miku më i mirë në botën e futbollit?
Edoardo Bove.
Dita më e rëndësishme në jetë?
Dita që lindi vajza ime.
Çfarë është diçka që nuk mungon kurrë në dollapin tënd në dhomat e zhveshjes?
Deodoranti.
Nëse do të ishe kafshë, çfarë do të ishe?
Një piton. /Supersport
Top Channel