Largimi i Maurizio Sarrit nga Lazio tashmë është bërë zyrtar edhe nga vetë klubi bardhekaltër.

Dorëheqja e trajnerit është pranuar nga presidenti Lotito, i cili, për momentin ka bërë një zgjidhje të përkohshme, duke ia besuar drejtimin e skuadrës ndihmësit historik Giovanni Martusciello (ka punuar në këtë rol edhe tek Empoli, Interi e Juventusi).

Ky është njoftimi i shkurtër për shtypin i Lazios:

“S.S. Lazio njofton se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të parë. Kompania falënderon trajnerin për objektivat e arritura dhe për punën e bërë, duke i uruar fat në aspektin njerëzor dhe profesional. Në Në të njëjtën kohë, klubi njofton se ka vendosur t’ia besojë drejtimin teknik Giovanni Martusciellos”.

Sigurisht që kjo zgjidhje është e përkohshme, pasi Lotito duhet të gjejë një emër të përshtatshëm për një projekt afatgjatë.

Me shumë mundësi, Martusciello do ta mbajë këtë rol deri në fund të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA